GOMMAGE P50 CORPS 200 ml
€99.00 €99.00
Gommage P50 Corps : Kjo fazë fillestare e trajtimit me produkt për lëkurë me përbërje më të koncentruar (booster), e përgatitë më mirë lëkurën e trupit, duke ofruar përfitimet e kombinuara e heqjes së dyfishtë të qelizave të vdekura të epidermës (si në mënyrë mekanike ashtu edhe atë biologjike) në një produkt i cili e krijon lëkurën e re. Ka efekt mbresëlënës në lëkurën që ka shtresë intensive të qelizave të vdekura (me keratinë). Ku e keni lëkurën e ndjeshme, përdorni këtë vetëm në sipërfaqet e vrazhda, siç janë thembrat, gjunjët, bërrylat. Gommage P50 Corps është xhelatinë luksoze e pasur me Lotion P50. Ajo përbën granula natyrore dhe është e sajuar për t’i hequr qelizat e vdekura dhe për t’a stimuluar epidermën në mënyrë efektive në të gjitha sipërfaqet e trupit. Formula e tij është e pasur me Alpha, Poly-Alpha, Beta-Hydroxy-Acide, si dhe me përmbajtje aktive për hidratim dhe rigjenerim, të cilat janë posaçërisht të përzgjedhura, për të ofruar largimin delikat biologjik të qelizave të vdekura, duke e liruar butësisht lëkurën e trupit nga qelizat e vdekura dhe duke e pasuruar epidermën me antioksidantë të fuqishëm. Kokrrat e thelbit të arrës, të shtypur me dorë, ofrojnë largim mekanik më intensiv të qelizave të vdekura të lëkurës nëpër sipërfaqet e vrazhda dhe e përmirësojnë kualitetin e këtij tretmani. Kjo xhelatinë, përmban substanca për hidratim të lëkurës si Acidi Hyaluronic, si dhe acide esenciale yndyrore si vaji i pambukut dhe vaj argani, të cilët e rinovojnë lëkurën dhe e stimulojnë rinovimin e qelizave, duke e ruajtur balancimin e epidermës së juaj. Tretmani, e bën lëkurën e juaj të rafinuar, të shkëlqyeshme, të butë dhe të gatshme për tretman të ardhshëm me produktet Biologique Recherche.
PËRSHKRIMI
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Aplikon xhelatinën Gommage P50 Corps në lëkurën e lagët. Për lëkurën e trashë, që kërkon një heqje më intensive të qelizave të vdekura, kjo xhelatinë aplikohet në lëkurë të terur. Masazh me lëvizje qarkore të intensifikuara, duke u përqendruar në sipërfaqet e vrazhda të lëkurës (thembrat, gjunjët, bërrylat). Bëhet shpëlarja në tush dhe përfundohet me një vrushkull të ujit të ftoftë. Kjo e bën lëkurën e juaj të rafinuar, të shkëlqyeshme, të butë dhe të gatshme për tretman të ardhshëm. Aplikoni këtë një herë në javë.PËRBËRËSIT
- Exfoliating agents:
- Cockleshell, Alpha, Poly Alpha, Beta-Hydroxy Acids.
- Moisturizing and protecting agents:
- Silk Extract, Hyaluronic Acid, Cotton Oil, Argan Oil, Reconstituted NMF.
- Toning and stimulating agents:
- Essential Oil of Cypress, Limon and Royal Jelly Extracts.